Katër persona kanë humbur jetën dhe 878 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të martë në Itali.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në Itali, deri më tani janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 261 174 raste të reja mes të cilëve 35 445 kanë humbur jetën.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 353 pacientë duke e çuar në 206 015 numrin e të shëruarve.
Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima dhe 119 raste të reja pozitiv./abcnews.al