83 vjeçarja dhuron pensionin e saj për të ndihmuar me ushqime 20 familje

schedule14:47 - 30 Mars, 2020

schedule 14:47 - 30 Mars, 2020

Kjo është Hatixhe Daci, 83-vjeçarja nga Farka, e cila ka vendosur që të dhurojë pensionin, për të ndihmuar të  moshuarit në nevojë. Djali i saj Nebiu tregon per Abcneës se, nëna e tij pasi dëgjoi nga mediat se ka të moshuar në kushte të vështira ekonomike, vendosi që t’i ndihmojë sadopak me pensionin e saj modest.

“Duke parë në televizor këta pleqtë që rrinë brenda në shtëpi, më tha mua se ka qejf tu çojë nja 20 familjeve ndihma”, thotë ai.

Nebiu tregon që ndihmat i kanë sjellë tek njësia administrative, për tu shpërndarë më pas tek familjet në nevojë.

“Do i paketojmë dhe do i dërgojmë ku të jetë nevojë. Do mundohemi që ti respektojmë”, shprehet ai.

Solidarizimi nuk ka munguar dhe të moshuarit po përpiqen që të ndihmojnë njëri tjetrin. Për shkak të epidemisë së COVID-19, qeveria ka vendosur që mosha e trete mos të dalë nga banesa. Por disa prej tyre janë të detyruar të dalin pasi nuk kanë askënd që të kujdeset për ta. /abcnews.al