83 vjeçari jeton prej muajsh në aeroport: Nuk paguaj dot qiranë

schedule15:12 - 20 Mars, 2024

schedule 15:12 - 20 Mars, 2024

Arnaldo është një pensionist 83-vjeçar, që jeton prej muajsh në aeroportin e Bolonjës për shkak të qirasë së lartë. Ai tha se pensioni që merrte nuk ishte i mjaftueshëm për të paguar qiranë dhe u detyrua të gjente një zgjidhje.

“Unë jetoja në një apartament në provincën e Modenës por me pensionin social nuk mund të jetoja dhe të paguaja qiranë kështu që jetoj këtu që nga korriku.

Këtu të gjithë më ndihmojnë”, tha ai.

“Kam paguar 350 euro qira dhe pensioni social është 586 euro. Natën arrij të marr një sy gjumë dhe në mëngjes ha mëngjes në bar, ndihem mirë këtu, të gjithë më duan dhe ndihem i përkëdhelur, por më mungon një shtëpi”, përfundoi ai.

Komuna e Bolonjës nuk kishte pasur asnjë raport për rastin dhe tani nënkryetarja Emily Clancy ka kontaktuar me një zonjë e cila kujdeset për pensionistin për ta ndihmuar atë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!