Historia e lavdishme e Manchester United nisi 143 vite më parë dhe vazhdon ende në majat më të larta, duke rritur akoma më shumë lavdinë e këtij klubi, që shkëlqeu më së shumti në epokën e Ferguson.
Gjithsesi, tradita është akoma më e vjetër dhe akademia është një element i rëndësishëm i këtij klubi. Në ndeshjen e fundit ndaj Wlverhampton, e fituar nga Djajtë minimalisht, ishte një ndeshje jubilare dhe regjistroi një statistike unike.
Për 83 vite me radhë klubi i Manchester United ka pasur të paktën një lojtar të akademisë në formacion. Kjo ka ndodhur në plot 4100 ndeshje radhazi, që tregon edhe një herë mirëfunksionimin e një klubi të madh. Ndaj Wolves flamurin e mbajti lart Greenëood. /abcnews.al


