“82,000 rekrutë në Ukrainë,” Putin arrin të mbledhë 300 mijë rezervistët për t’i dërguar në luftë

schedule17:39 - 28 Tetor, 2022

schedule 17:39 - 28 Tetor, 2022

Rusia ka arritur që të mbledhë 300 mijë rezervistët që do t’i dërgojë në Ukrainë. Të paktën kjo është ajo që ka njoftuar sot ministri rus i Mbrojtjes.

Sergei Shoigu i tha presidentit Vladimir Putin gjatë një takimi të premten se thirrja për mobilizim në Rusi është përfunduar dhe objektivi i 300,000 qytetarëve të mobilizuar është përmbushur, pa asnjë plan shtesë mobilizimi.

“Sot ka përfunduar dërgimi i qytetarëve për mobilizim. Projekt-njoftimet për qytetarët janë ndërprerë. Detyra e vendosur nga ju,  për të mobilizuar 300,000 njerëz – është përmbushur. Asnjë detyrë shtesë nuk është planifikuar”, i tha Shoigu-Putinit gjatë takimit që u transmetua edhe në televizion.

Në fjalimin e tij, Shoigu i tha Putinit gjithashtu se nga ata që u mobilizuan, 82,000 rekrutë janë tashmë në zonën e konfliktit, kurse 218,000 të tjerë janë ende në trajnim.

Vladimir Putin është i vetmi zyrtar në Rusi që mund t’i japë fund zyrtarisht mobilizimit në vend duke nxjerrë një dekret. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!