82-vjetori i vdekjes, Meta kujton Migjenin përmes Moikom Zeqos: Si nuk kam një grusht

schedule17:41 - 26 Gusht, 2020

schedule 17:41 - 26 Gusht, 2020

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot poetin e njohur Migjenin në 82-vjetorin e tij të vdekjes.

Ai ka zgjedhur të citojë një pjesë të analizës së realizuar nga Moikom Zeqo për një prej kryeveprave të Migjenit.

Sipas kreut të shtetit, duket sikur Migjeni nuk shkruan thjesht me fjalë, por shqyen kohërat e prapambetjes dhe të vonesave mendore.

Postimi i plotë i Metës:

“GRUSHTI MIGJENIAN NDAJ MALIT QË S’BZAN ËSHTË ENDE NJË KRYESIMBOL”

Në 82-vjetorin e kalimit në përjetësi të poetit kombëtar, Migjeni, vetëm një personalitet i madh, si i paharruari Moikom Zeqo, mund t’i analizonte kaq mjeshtërisht simbolikat e forta të kryeveprave të Tij:

“O, si nuk kam një grusht të fortë” – kjo thirrje e apostrofuar e Migjenit është e shumëkuptimshme.

Migjeni flet për një grusht shpirtëror ndaj së keqes shekullore, prapambetje e mendësisë së gurëzuar…

Sa intelektualë shqiptarë, fatkeqësisht, turpërisht, përsëritën servilizmin ritual, duke përdhosur kështu vetveten.

Mali që s’bzan!

Sot ky mal është demokraci e keqpërdorur barbarisht, është korrupsioni i llahtarshëm, shkatërrimi i shtetit, degradimi i shoqërisë, përdhosja e moralit…

Grushti Migjenian ndaj malit që s’bzan, është ende një kryesimbol.

Të plogëtit, le të vegjetojnë, në kalbësirën e tyre morale, kundërmuese, sulfurike, fosilizuese, vetëshkatërruese përfundimisht, fatalisht.

Duket sikur Migjeni nuk shkruan thjesht me fjalë. Shqyen kohërat. Kohërat e prapambetjes dhe të vonesave mendore. Konstrukton shpresën. Për një të ardhme të denjë kombëtare dhe njerëzore”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!