82 vjet së bashku, çifti ndërron jetë brenda një jave nga koronavirusi

schedule15:10 - 27 Prill, 2020

schedule 15:10 - 27 Prill, 2020

Ata ishin të dashuruar që prej 82 vitesh dhe qëndruan së bashku deri në fund. Një javë pas vdekjes së burrit të saj, Crocefisso Miglietta, Cosima Serenelli gjithashtu vdiq.

Të dy ishin të infektuar me Covid-19, ishin 93 vjeç dhe ishin nga Torchiarolo.

Crocefisso vdiq në 16 prill në spitalin Dea në Leçe. Ai ishte shtruar në spitalin Perrino në Brindisi ku trajtohej patologji të tjera, më pas u kthye në shtëpi dhe zbuloi se infektuar me virus. Më pas për shkak të disa komplikimeve ai u dërgua përsëri në spitalin e Leçes, ku për fat të keq nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, gruaja dhe vajza e tij gjithashtu ishin testuar pozitiv me koronavirus.

Pas disa ditësh edhe Cosima gjithashtu u përkeqësua dhe pas një jave nga vdekja e bashkëshortit ajo ndërroi jetë në 24 prill në spitalin Perrino.

Historia e tyre ishte historia e dashurisë së përjetshme.

Të dy ishin të njohur në fshat dhe nga të gjithë ishin përshkruar si dy njerëz të mrekullueshëm.

Vitin e kaluar ata festuan edhe  70-vjetorin e martesës pas 12 vitesh fejesë. Familja ishte mbledhur për festimin e dashurisë së tyre të madhe./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!