Një burrë 81-vjeçar, i cili mbeti i bllokuar në makinën e tij për një javë pas një stuhie të madhe dëbore në Kaliforni, SHBA, i tha vëllait të tij se mbijetoi duke ngrënë borë dhe briosh.
Jerry Jurrett u nis për në Gardnerville, Nevada më 24 shkurt, megjithatë, ajo që duhet të kishte qenë një udhëtim tre-orësh u shndërrua në një provë shtatë-ditore për 81-vjeçarin pasi ai u bllokua nga dëbora.
Në mëngjesin e 24 shkurtit, Patrulla e Autostradave të Kalifornisë paralajmëroi banorët se moti i keq po afrohej dhe këshilloi drejtuesit e mjeteve që të bënin kujdes në rrugë, sipas Insajderit.
Dëbora dhe shiu e vështirësuan dukshmërinë e Jurretit dhe për pasojë 81-vjeçari mbeti i bllokuar.
Jurret më vonë i tha vëllait të tij se ai mbijetoi për shtatë ditë e gjashtë netë duke ngrënë borë dhe briosh që kishte lënë në makinën e tij. “Unë me të vërtetë mendoj se ishte një mrekulli”, tha 81-vjeçari.
Familja e tij e raportoi të zhdukur Jurret pasi ata kishin 4 ditë që nuk kishin komunikuar me të.
“Pas ditësh të bllokuar në një makinë nën borë, të ngrirë pa ushqim, ujë dhe një batanije të hollë, gjyshi im u shpëtua sot me helikopter”, ka shkruar nipi i tij Juret.
I moshuari u dërgua në spital për ndihmën e parë dhe doli brenda ditës.