81 raste të reja dhe 12 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule15:45 - 31 Korrik, 2021

schedule 15:45 - 31 Korrik, 2021

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 5.315 testime, ndërsa janë regjistruar 81 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë janë shëruar 12 pacientë, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë gjithsej 976.710 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 156.380, numri i pacientëve të shëruar është 150.362, i të vdekurve 5.493, ndërsa numri i rasteve aktive është 525.