80-vjetori i fitores sovjetike ndaj nazistëve, Putin i pranishëm në paradën ushtarake

schedule13:06 - 2 Shkurt, 2023

schedule 13:06 - 2 Shkurt, 2023

Rusia ka shënuar sot 80-vjetorin e fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste në Stalingrad, një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore dhe ende një simbol i fuqishëm i patriotizmit rus.

Ngjarjet e përvjetorit do të mbahen pavarësisht luftimeve të ashpra mes forcave ruse dhe ushtarëve ukrainas, gati një vit pasi Rusia pushtoi ish-republikën sovjetike.

Sulmi kundër Ukrainës synon, siç pretendon Kremlini, “çmilitarizimin” dhe “denazistizimin” e vendit. Presidenti rus Vladimir Putin  do të udhëtojë në Volgograd, për të marrë pjesë në festime.

Beteja e Stalingradit (1942-43), e cila konsiderohet si një nga më të përgjakshmet në histori me rreth dy milionë të vdekur nga të dyja palët, ndryshoi rrjedhën e luftës.

Kjo betejë, e cila filloi në korrik 1942, zgjati 200 ditë e netë. Stalingradi u shndërrua në gërmadha pasi u shënjestrua nga bombardimet ajrore nga trupat gjermane, dhe luftime veçanërisht të dhunshme u zhvilluan në rrugët e qytetit.

Më 2 shkurt 1943, trupat e Marshallit gjerman Friedrich Paulus u dorëzuan, të rrethuar nga Ushtria e Kuqe. Ishte hera e parë që trupat gjermane u dorëzuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky përvjetor merr një rëndësi më të madhe simbolike ndërsa i afrohet përvjetorit të parë të fillimit më 24 shkurt 2022 të pushtimit rus të Ukrainës.

Vetë Putini nuk heziton të paralelizojë rezistencën sovjetike ndaj Hitlerit me pushtimin e Ukrainës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!