Më shumë se 80 vite për t’u thyer një rekord në La Liga. Një ditë më parë, në ndeshjen Real Madrid-Mallorca u fut në fushë i riu Luka Romero. Ende nuk i ka mbushur 16 vjeç dhe tashmë është lojtari më i ri që debuton në La Liga.
I lindur në Meksikë, por me baba argjentinas, Luka vendosi rekordin e ri. 15 vite e 219 ditë nga lindja e tij pati mundësinë të luante në kampionatin elitar të Spanjës. Rekordi i parë ishte vendosur në vitin 1939 nga Francisco Bao Rodriguez, i njohur me emrin sportive Samsoni (15 vjeç e 255 ditë).
‼️RÉCORD HISTÓRICO‼️
Luka Romero (15 años y 219 días, nacido en México y de padre argentino) se convierte hoy en el debutante más joven en TODA la historia de La Liga, derribando un récord con más de 80 años de vigencia (Sansón debutó con el Celta en 1939 con 15 años y 255 días) pic.twitter.com/2zrCsOe0Lt
— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) June 24, 2020
“Ishte një moment i paharrueshëm. Faleminderit të gjithëve në stafin teknik dhe në klubin e Real Mallorca, që më dhanë këtë mundësi. Kurrë nuk do ta harroj këtë botë. Nuk ishte gjë e mirë të humbisje, por ne do të vazhdojmë të kemi besim për të ecur përpara”, shkruan mesfushori i avancuar, i cili është krahasuar me David Silva për stilin e lojës.
Trajneri i Mallorca, Vicente Moreno, tha pas ndeshjes: “U mundova thjesht ta qetësoja. I vendosa dorën te zemra dhe mund t’ju them se po i rrihte shpejt. Kjo është normale për një fëmijë të moshës së tij. Ai e meritonte të luante, ndaj edhe e aktivizova”. /abcnews.al