80 mijë turistë bllokohen në Kinë për shkak të Covid

schedule14:28 - 12 Gusht, 2022

schedule 14:28 - 12 Gusht, 2022

80 mijë turistë janë bllokuar në provincën turistik etë Hainanit në Kinën Jugore teksa brenda javës ndryshuan masat kufizuese të Covid-19, sipas CNN.

Provinca e Hainanit në Kinë e njohur si Maldivet e vendit bllokoi 80 mijë turistë aty si pasojë e masave të ndryshuara të Covid-19. Turistët që kishin vendosur të kalonin pushimet në vendin turistik të Kinës Jugore, ishin nisur për faktin se vendi kishte kufizimet më të pakta, por në një kohë shumë të shkurtër gjërat ndryshuan.

Atmosfera e pushimeve ndryshoi javën e kaluar, ku 1,200 njerëz në qendrën turistike të Sanya rezultuan pozitive me koronavirus. Qeveria lokale mbylli qytetin e Sanya, i cili ka rreth një milion banorë, përveç 80,000 turistëve që ndodheshin me pushime.

Fluturimet për largimin nga ishulli u anulluan, transporti publik u mbyll dhe shumë turistë u kufizuan në hotelet e tyre. Sipas CNN, vizitorëve iu kërkua qëndrimi në ishull për një javë dhe përpara se të largohen duhet të paraqesnin testet negative të Covidit.

Sipas mediave shtetërore, Hainan mirëpriti më shumë se 81 milionë turistë në vitin 2021.

/abcnews.al