8-vjeçarja “noton” në pishinë me pitonin 3 metra

schedule10:57 - 9 Tetor, 2020

schedule 10:57 - 9 Tetor, 2020

Një vajzë 8-vjeçare ka një partner noti mjaft të pazakontë. Ajo preferon të kalojë kohë me pitonin e saj, i quajtur Belle. Gjarpri i verdhë prej 3.3 metrash, është një nga shumë kafshët që familja e saj mban në shtëpinë e tyre në një vend të Izraelit jugor.

Sipas 8-vjeçares, Belle ka qenë një shoqëri e mirë sidomos gjatë bllokimit për shkak të Covid-19. “Më ndihmon të kaloj kohën, më pëlqen shumë të rri me gjarpërinjtë dhe nganjëherë i ndihmoj të “heqin” lëkurën e tyre.”

Nëna e saj tregon se “Inbar është rritur me gjarpërinjtë. Kur Inbar ishte e vogël, ajo qëndronte në banjë me gjarpërin, tashmë ajo është rritur si dhe gjarpri është bërë më i madh. Është shumë e natyrshme për ne ”, tha ajo. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!