8-vjeçari ngatërron Bashën me Berishën, komenti për Putinin

schedule10:34 - 4 Mars, 2022

schedule 10:34 - 4 Mars, 2022

Deon Gjoni është vogëlushi që tërhoqi vëmendjen në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Deoni spikati me shkatësinë e tij dhe shpesh ka shkaktuar “rrëmujë” në emision. Ai ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ku zhvilloi një intervistë të këndshme me gazetarët në studio.

8-vjeçarit i treguan disa foto të politikanëve shqiptarë në ekran, por kur doli fotoja e Lulzim Bashës ai e ngatërroi me Sali Berishën. Kë zgjedh ai mes Bashës dhe Berishës? Deoni surprizoi gazetarët kur zgjodhi këtë të fundit.

Kur u pyet nga gazetarët se çfarë do të bënte nëse do të ishte Putin, Deoni tha se do të ndalonte luftën. “Po të isha president i Rusisë do ta ndaloja luftën fare. Janë vetëm disa qindra kilometra larg”, tha ai.

/abcnews.al