8-vjeçari nga Lezha bën ‘xhiron’ e rrjetit, di mbi 3-mijë vargje të Gjergj Fishtës

schedule10:20 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 10:20 - 29 Dhjetor, 2020

Nikoll Prendi është 8-vjeçari që ka bërë xhiron e mediave, pasi di mbi 3-mijë vargje të Gjergj Fishtës.

I ftuar në ABC e Mëngjesit, ai ka treguar si i lindi pasioni për leximin  dhe që babai e ndihmon gjithmonë kur nuk kupton diçka.

Kur kam qenë 4-vjeç pash në televizor xhaxhin Agim Doçi që po recitonte një poezi të At Gjergj Fishtës. Mua më pëlqeu shumë dhe kur hyra në klasë të parë që mësova shkronjat, alfabetin dhe I thash babit që të më blejë librat e At Gjergj Fishtës që të gjithë dhe mësova.

Shkoj te biblioteka e Lezhës dhe marr libra për të rritur. Tani po lexoj Çarli Çaplin, e kam parë edhe duke aktruar më pëlqen shumë. Po i lexoj biografinë dhe mi shpjegon babi ato që nuk kuptoj”, tha Nikolla. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!