Kanadaja është përfshirë ditë e fundit nga stuhi të forta shiu që kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të konsiderueshme materiale.
8 viktima dhe 900 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të forta që kanë kapur shpejtësinë prej 140 kilometra në orë.
Kompanitë e energjisë elektrike kanë thënë se do të duhen disa ditë për të riparuar lidhjet.
Otava është qyteti që ka pësuar humbjet më të mëdha, raportojnë mediet vendase. Ndërsa viktimat janë shënuar kryesisht si pasojë e rrëzimit të pemëve nga erërat e forta.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka thënë të shtunën në Twitter se Qeveria federale është duke u përgatitur për t’iu ndihmuar banorëve të prekur.
Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale shihen zjarrfikës dhe punëtorë tjerë që tentojnë të largojnë dhjetëra kabllo të rrymës, të cilat janë shtrirë mbi rrugë dhe makina.
Stuhia e fuqishme ka shkulur drunjtë, ka penguar trafikun si dhe ka dëmtuar shtëpitë.
Ekspertët kanë thënë se stuhia është shkaktuar nga një fenomen i rrallë i quajtur “dereco”.
/abcnews.al/