Tetë persona kanë humbur jetën pas përplasjes së një autobusi me një kamion në një autostradë në Bolivinë lindore. Oficeri Felix Cispe u tha gazetarëve se autobusi ishte nisur nga Santa Cruz de la Sierra për në San Javier.
Sipas autoriteteve, 8 persona kanë humbur jetën mes tyre edhe një foshnjë 1 vjeç. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit, duke shtuar se sipas informacioneve deri më tani, autobusi ishte me shpejtësi të madhe.
/abcnews.al