8 viktima dhe 373 raste me Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule16:04 - 18 Shkurt, 2021

schedule 16:04 - 18 Shkurt, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se 8 pacientë kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 2,345 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 373 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se 309 pacientë janë shëruar duke e çuar  në 88,778 të shëruar që nga fillimi i pandemisë.

Rastet në Shkup-155, Prilep – 47, Kavadar – 23, Ohër – 22, Kumanovë – 20, Tetovë – 17, Strugë – 10, Manastir – 9, Veles, Strumicë dhe Berovë – 7 secili, Stip, Kriva Pallanka dhe Dellçevë – 6 secili, Negotinë – 5 , Dibër dhe Vallandovë – nga 4, Gostivar, Koçan, Resnjë, Probishtip dhe Kratovë – 3, Gjevgjeli – 2 dhe Kërçovë – 1.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!