8 ushqimet që duhet të shmangni për një lëkurë të butë dhe pa rrudha

schedule17:11 - 26 Janar, 2021

schedule 17:11 - 26 Janar, 2021

Disa nga snack-et tona të preferuara dhe të shpejta, si smoothies dhe frutat e thata, mund të dëmtojnë shëndetin e lëkurës sonë dhe të na plakin më shpejt. Kjo vjen për shkak të disa përbërësve jo shumë të mirë si sasia e madhe e sheqerit, natriumi dhe sulfatet që mund të ndikojnë negativisht në trupin tonë duke e dehidratuar ose duke dobësuar kolagjenin e lëkurës, shkruan abcnews.al.

Supë e konservuar

11 ushqime për të shmangur nëse doni një lëkurë të butë dhe pa rrudha

Supat e konservuara kanë natrium, i cili thith ujin në trup duke na bërë me të dehidruar se më parë. Në fakr, një kanaçe mesatare supë mund të përmbajë më shumë sesa pjesa jonë e rekomanduar ditore e natriumit. Kjo mund të ndikojë në lëkurë pasi bëhet më e thatë dhe më e prirur për rrudha.

Smoothies me fruta

11 ushqime për të shmangur nëse doni një lëkurë të butë dhe pa rrudha

Pavarësisht nga pamja e tyre, në fakt ato janë të mbushura me sheqer. Konsumimi i tepërt i sheqerit ka qenë i lidhur me shëndetin e lëkurës, pasi ndikon në kolagjenin dhe strukturën e lëkurës. Kolagjeni është i rëndësishëm për mbrojtjen e lëkurës dhe mbajtjen e saj elastike dhe të re.

Pije energjike

11 ushqime për të shmangur nëse doni një lëkurë të butë dhe pa rrudha

Edhe pse këto pijë mund të jenë të dobishmepër këdo që ka nevojë për energji, në fakt e dëmtojnë lëkurën pasi përmbajnë sheqer dhe kafeinë, të dyja të dëmshme për lëkurën. Sasia e lartë e sheqerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj të kolagjenit ndërsa kafeina dehidron lëkurën. Kjo e bën lëkurën më të ndjeshme ndaj dëmitmeve dhe rrudhave.

Ushqim i skuqur

11 ushqime për të shmangur nëse doni një lëkurë të butë dhe pa rrudha

Jo vetëm që janë të dëmshme për shëndetin, por na bëjnë të dukemi më të moshuar. Kjo sepse ushqimet e skuqura rrisin përbërjet inflamatore në trup që do të thotë se mund të irritojnë trupin dhe e bëjnë lëkurën më të prekshme nga dëmtimet e jashtme nga dielli.

Vaj perimesh

11 ushqime për të shmangur nëse doni një lëkurë të butë dhe pa rrudha

Shkurtimi i sasisë së vajit vegjetal që përdorim mund të ndihmojë lëkurën tonë. Për shkak se vaji është plot yndyrna trans, në të vërtetë shkakton inflamacion, që do të thotë që lëkura është më e dobët ndaj rrezeve UV të dëmshme. Kjo mund ta bëjë lëkurën me rrudha dhe njolla të moshës.

Fruta të thata

11 ushqime për të shmangur nëse doni një lëkurë të butë dhe pa rrudha

Ndonëse janë të shijshme, në fakt e bëjnë lëkurën më të vjetër sepse janë plot me sulfate. Sulfatet janë të rëndësishme për ruajtjen e frutave, por gjithashtu rrisin nivelin e radikaleve të lira në trup, të cilat dëmtojnë qelizat, ADN-në dhe proteinat tona, duke çuar në plakje të parakohshme në formën e rrudhave pasi ato sulmojnë kolagjenin.

Margarina

11 ushqime për të shmangur nëse doni një lëkurë të butë dhe pa rrudha

Mendohej se ishte më e shëndetshme se gjalpi, por në fakt margarina përmban yndyrna të dëmshme poli-të pangopura në të. Nëse konsumoni shumë margarinë mund të dëmtoni lëkurën duke e bërë më të ndjeshme dhe të duket me rrudhur.

Makaronat

11 ushqime për të shmangur nëse doni një lëkurë të butë dhe pa rrudha

Karbohidratet e përpunuara, si makaronat, orizi i bardhë dhe buka mund të dëmtojnë lëkurën sepse ndikojnë tek kolagjeni. Të gjitha kanë një efekt të madh në nivelet e sheqerit në trup. Kjo do të thotë që lëkura mund të bëhet më pak elastike dhe e rrudhur. /abcnews.al