Ne priremi të mendojmë se bukuria është në syrin e shikuesit. Por, siç tregon një studim, kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Në fakt, e vërteta është diku në mes. Standardet e atraktivitetit ndahen gjerësisht, megjithatë, preferencat tona personale gjithashtu luajnë një rol mjaft të madh.
Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se kush janë tiparet që na tërheqin më shumë te një person.
1. Bebja e syrit
Bebet e syrit ndryshojnë madhësinë e tyre në përgjigje të emocioneve, duke u bërë më të mëdhenj kur jemi të lumtur. Disa studime treguan se ne me vetëdije i konsiderojmë njerëzit me bebe të mëdhenj më tërheqës sepse kjo tregon interesin e tyre të ndërsjellë për ne.
2. Proporcioni i belit
Proporcioni i belit është konsideruar gjithmonë një nga tiparet më të rëndësishme në pamjen e një gruaje. Dhe siç tregojnë disa hulumtime, sa më i theksuar të jetë beli aq më tërheqëse duket një grua për një burrë, informon abcnews.al.
3. Simetria e fytyrës
Studiuesit kanë konfirmuar që ne i vlerësojmë fytyrat simetrike si më tërheqëse sesa ato me më pak simetri sepse receptorët tanë vizualë mund t’i përpunojnë ato shumë më lehtë. Një arsye tjetër për këtë është se ne biologjikisht i shoqërojmë fytyrat simetrike me gjenet e mira.
4. Mesatarja e bukurisë
Siç tregon një studim, ne preferojmë një pamje që na duket më mesatare. Dhe kjo mund të ketë shpjegime të ndryshme: ose ne e lidhim atë me përparësi biologjike të tilla si gjenet e mira, ose truri ynë thjesht preferon fytyra më tipike, informon abcnews.al.
5. Dieta
Ekziston një studim i vogël që tregon preferencat e ushqimit në fakt mund ta bëjnë një burrë më tërheqës për një grua. Era e burrave që sapo kanë hëngrën fruta dhe perime u konsiderua si një mënyrë më e preferueshme sesa burrat që hanin kryesisht ushqim si bukë apo makarona.
6. Zëri
Sipas hulumtimit, gratë e shoqërojnë zërin e ulët të një burri me pjekurinë, duke e konsideruar kështu atë më tërheqëse, informon abcnews.al.
7. Aroma
Aroma e një gruaje mund të ndikojë në të vërtetë sesa tërheqëse duken për burrat. Por kjo është e vërtetë për një aromë të veçantë: ajo që bazohet në hormonet riprodhuese të grave. Siç tregon hulumtimi, gratë janë shumë më tërheqëse për burrat gjatë fazës së ovulimit, sepse niveli i hormoneve në këtë kohë është më i lartë në mes të ciklit, duke treguar pjellorinë e tyre.
8. Shija
Kur puthemi, shkëmbejmë shumë baktere dhe kjo, siç tregojnë studimet, ka edhe një kuptim praktik. Na ndihmon të zbulojmë nëse jemi një ndeshje e mirë me këtë person të veçantë. Kështu që mënyra sesi i shijon një person mund ta bëjë atë me pak ose më shumë tërheqës për ne./e.b-abcnews.al