Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka bërë të ditur lajmin për shpërthimin e një makine-bombë. Sipas njoftimit mësohet se janë vrarë të paktën 8 civilë në veri të Sirisë dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Tal Abyad që gjendet në zonën kufitare dhe u mor nën kontrollin e forcave turke,- tha Ministria.
Muajin e kaluar Turqia kreu një ofensivë ushtarake në veri të Sirisë, duke bërë të mundur largimin e luftëtarëve kurdë nga zona kufitare. Ministria turke ka fajësuar luftëtarët kurdë për shpërthimin dhe ka hedhur akuza të drejtëpërdrejta ndaj tyre për “masakrimin e civilëve të pafajshëm”, transmeton Rel. Ankaraja i konsideron forcat e drejtuara nga kurdët si terroriste për shkak të lidhjeve të tyre me militantët kurdë që luftojnë brenda Turqisë./abcnews.al