8 të proceduar për baste online

schedule09:52 - 22 Shkurt, 2019

schedule 09:52 - 22 Shkurt, 2019

Tetë persona janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës për veprën penale të “Shkelja e të drejtës të pronësisë industriale”, “Fshehje të të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate “Dream box” dhe “Smart box”, 9 aparate celularë smartphone, 2 kompjuter laptop.

Personat e proceduar kishin role të ndryshme. Ata kryenin aktivitetin e kundërligjshëm duke përdorur aplikacione dhe platforma në kompjutera, laptop, tableta dhe smartphone. Këta persona nëpërmjet llogarive që krijonin në mënyrë elektronike u aksesonin klientëve të tyre bileta elektronike për baste sportive.

Gjithashtu gjatë operacionit në shkallë vendi, janë identifikuar, zbuluar dhe evidentuar 2685 adresa (linke) të cilat ushtrojnë këtë aktivitet. Policia i ka kërkuar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, mbylljen e aksesit për adresa të identifikuara si të dyshuara për vazhdim të ushtrimit të aktivitetit të lojërave të fatit dhe basteve sportive online.

Nga këto raste, mbi 20 janë denoncuar nga qytetarët. Ndërkohë që prej 1 Janarit në të gjithë vendin janë ushtruar 7697 kontrolle ambiente, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 70 persona për “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënie në dispozicion të lokaleve të lojërave të palejuara”. Gjithsej janë sekuestruar 27 kompjutera, 5 makineta, 7 televizorë, 12 tavolina pokeri, 1100 çipsa.

Nga fillimi i zbatimit të ligjit dhe deri më tani janë evidentuar 12 raste të aktivitetit “Tavolina Poker” si: në Tiranë 6 raste; në Durrës 1 rast; në Berat 2 raste; në Krujë 1 rast; në  Librazhd  1 rast; në Shkodër 1 rast.

Në të gjitha këto raste janë sekuestruar tavolinat e pokerit, çipsat dhe letrat e bixhozit dhe janë referuar çështjet në Prokuroritë pranë Gjykatave të Shkallës së Parë sipas territorit që mbulojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!