Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre edhe një 52-vjeçar për plagosje.
Ky i fundit u arrestua pasi plagosi me thikë një bashkëmoshatarin e tij në rrugën “Myslym Keta” gjatë ditës së djeshme në kryeqytet.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i një 20-vjeçareje pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
•D.M., 30 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani” ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e një firme security.
•O.H., 32 vjeç, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Ll., 29 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdushme, ish të dashurën e tij.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim K.X., 64 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, e ka denuar me 30 ditë burg, për vepren penale “Ndërtim pa leje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
•G.K., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën e “Prushit”, ka aksidentuar biçiklistin I.D., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
•D.A., 55 vjeç, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.28 mg/l.
•K.T., 38 vjeç, pasi dyshohej se drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Rrugore si dhe nuk iu është bindur urdhërit të ligjshëm të tyre për të bërë testin e alkoolit.