8 shenja që tregojnë se keni shpirtin të lodhur, jo trupin

schedule15:07 - 2 Mars, 2021

schedule 15:07 - 2 Mars, 2021

Nëse ndiheni të lodhur shumicën e kohës, jemi këtu për t’ju thënë se nuk jeni vetëm. Një në 5 persona ndihet i lodhur në çdo moment dhe, për fat të keq, lodhja po bëhet normë. Ritmi i botës moderne përfshin punë të vazhdueshme, stres, tension si dhe mungesë gjumi dhe ushtrimesh. Kjo ndikon gjithnjë e më shumë në gjendjen tonë shpirtërore. Më poshtë ne do ju tregojmë se ndonjëherë nuk është trupi ai që është lodhur, por shpirti. Shihni disa nga rastet.

1. Të ndihesh i lodhur pasi ke pushuar mirë natën

Nëse e keni të vështirë të zgjoheni dhe të ngriheni nga shtrati në mëngjes, mund të jetë shenjë. Ju jeni të çlodhur fizikisht, po keni vështirësi të vini shpirtin tuaj në punë. Si rezultat, shfaqet lodhja kronike dhe ju e kaloni tërë ditën duke luftuar me veten tuaj sa herë që keni nevojë të bëni diçka.

2. Ikje nga realiteti

Nëse ndiheni sikur doni t’i shpëtoni realitetit dhe ëndërroni për një jetë tjetër, shpirti juaj po ju jep shenja të lodhjes. Shpesh mendoni për të kaluarën dhe keni frikë nga e ardhmja. Gjëja kryesore është se nuk ju pëlqen e tanishmja dhe përpiqeni të shpërqendroni veten me çdo mjet të mundshëm. Por arratisja mund t’ju sjellë dëm pasi që ju përsëri duhet t’u ktheheni detyrave tuaja të përditshme dhe pakënaqësia juaj me jetën rritet për shkak të mospërputhjes së realitetit dhe ëndrrave tuaja.

3. Indiferenca dhe mungesa e aspiratës

Duke marrë parasysh që vazhdimisht ndiheni të lodhur, mund të përjetoni mungesë të dëshirës për të bërë gjëra, të tregoni indiferencë ndaj gjithçkaje që ndodh rreth jush dhe madje të humbni interesin për atë që ju pëlqente më parë. Ju nuk mund të shihni asnjë kuptim në atë që bëni. Këto kushte krijojnë një tension shtesë, pasi ju ende duhet të përmbushni detyrat tuaja edhe nëse nuk keni energji dhe aspirata.

4. Ndryshimet e menjëhershme në emocione

Pakënaqësia, lodhja dhe indiferenca mund të ndikojnë në emocionet tuaja. Sa shpesh zemëroheni, ofendoheni nga diçka e vogël ose filloni të qani ose të qeshni papritur dhe pa ndonjë arsye? Nëse ndryshimet e humorit ndodhin rregullisht, kjo mund të jetë një shenjë e një shpirti të rraskapitur. Jeta bëhet më e vështirë me këto lëkundje emocionale. Dhe kjo të detyron të kërkosh konflikt më shumë sesa të përpiqesh të arrish paqe dhe mirëkuptim me të tjerët.

5. Pretendimi se ndiheni mirë

Mos mendoni se fshehja e dhimbjes tuaj dhe pretendimi se jeni në rregull është një mënyrë e mirë për të zgjidhur problemin. Nëse e bëni këtë, ju gënjeni veten dhe të tjerët për ndjenjat tuaja të vërteta, ndërsa gjithçka brenda jush po shkatërrohet. Ju përpiqeni për të buzëqeshur dhe shpenzoni energji shtesë duke krijuar iluzione gëzimi, kur shpirti juaj po qan.

6. Ndjenja e vetmisë

Nëse e drejtoni gjithë zemërimin dhe ofendimin tuaj tek njerëzit që ju rrethojnë, marrëdhëniet tuaja mund të tensionohen. Kur pretendoni se ndiheni mirë, askush nuk e di gjendjen reale të gjërave. Kjo mund të bëjë të ndiheni të vetmuar dhe të mbeteni vetëm me problemin tuaj. Ju filloni të mendoni se askush nuk ju kupton, askush nuk ju pranon dhe se askush nuk mund t’ju ndihmojë. Kështu që ju përpiqeni të zgjidhni gjithçka vetëm, duke luftuar me gjendjen tuaj ditë pas dite.

7. Një dëshirë për t’u fshehur nga të tjerët

Nëse keni një dëshirë të fshiheni nga njerëzit që ju rrethojnë, kjo është një shenjë treguese e një shpirti të lodhur. Ju mund të dëshironi të uleni në qoshe, të mbroheni nga të tjerët, apo edhe të bëheni jo të dukshëm. Por meqenëse nuk mund të mbylleni në shtëpinë tuaj dhe të ndërprisni bashkëveprimin me njerëzit, ju shtypeni nga komunikimi i padëshiruar. Ju ende keni nevojë të vazhdoni bisedat tuaja të përditshme dhe të qëndroni afër njerëzve të tjerë, edhe nëse doni të mbeteni vetëm.

8. Mendimi negativ

Nëse jeni mësuar të përqendroheni në përvoja negative dhe të këqija, shpirti juaj mund të vuajë nga lodhja. Ju nuk e ngarkoni veten me energji pozitive. Përkundrazi, ju e humbni atë ndërsa vazhdoni të jetoni ose prisni që momentet e pakëndshme të ndodhin. Kjo ndikon në gjendjen tuaj shpirtërore dhe krijon një ndjenjë të pakënaqësisë./e.b-abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!