Të gjithë po përpiqemi ta përmirësojmë veten: të bëhemi më të dashur, më të zgjuar, më të fortë dhe më të lumtur. Kjo është arsyeja pse rruga drejt vetë-përmirësimit duhet të fillojë me miratimin e një qëndrimi pozitiv mendor.
Duke iu referuar mendimit të psikologëve dhe njerëzve që ndihen të lumtur, Bright Side ka renditur disa rregulla të dobishme sjelleje që do t’ju ndihmojnë të arrini paqen e vërtetë të mendjes.
Mendoni pozitivisht, por jini real
Përkëdheleni veten, por mos iu dorëzoni tundimeve.
Kalojeni ditën tuaj me njerëz që ju bëjnë të qeshni, por mos harroni t’i lini vetes kohë për t’u ndjerë i trishtuar.
Mundohuni të ndihmoni të tjerët, por kini kujdes që të mos e lodhni veten.
Bëni pushime sa herë që e keni të vështirë të ndërmerrni përsipër diçka menjëherë.
Analizojeni veten, por në një mënurë dashamirëse.
Punoni në përmirësimin e vetes tuaj, por bëjeni atë gradualisht.
Mos harroni: Nuk mund ta detyroni veten të jeni të lumtur dhe të motivuar mirë gjatë gjithë kohës.