8 plumba ndaj ish-dhëndrit, avokati nuk u ngrit nga tavolina: Si u ekzekutua Kudret Alija në Tiranë

schedule12:53 - 4 Qershor, 2021

schedule 12:53 - 4 Qershor, 2021

Mexhit Picari shkarkoi të gjithë karikatorin e pistoletës ndaj ish-dhëndrit të tij Kudret Aliaj duke lëshuar në drejtim të tij 8 plumba. 5 prej plumbave kanë kapur Saliajn në pjesën e gjoksit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, kurse njëri prej tyre ka kapur në bark avokatin Adriatik Cama, i cili pas ngjarjes telefonoi policinë duke mos u larguar nga tavolina ku po konsumonte kafenë me viktimën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes arritën forcat e rendit që ishin pranë gjykatës së Tiranës duke bërë sigurimin e zonës. Cama është jashtë rrezikut për jetën dhe u largua me këmbët e tij nga lokali ku ndodhi ngjarja  e rëndë edhe pse kishte një plumb në bark.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!