8 në terapi intensive dhe 2 të intubuar, gjendja e pacientëve në spitalin Infektiv

schedule11:13 - 16 Qershor, 2020

schedule 11:13 - 16 Qershor, 2020

Në përditësimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 persona janë në intubim.

Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid1-9, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.

Mësohet se rastet e konfirmuara, janë kontakte të konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!