8 modele fustanesh që mund t’i vishni për natën e ndërrimit të viteve

schedule09:43 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 09:43 - 30 Dhjetor, 2021

Jeni në dilemë se çfarë të vishni në natën e ndërrimit të viteve? Krahas bluzave me pupla, fundeve me temina dhe sandalet me taka të larta, mund të investoni në një zgjedhje më të sigurt, në fustanin prej kadifeje. Duhet pranuar që kadifeja si pëlhurë është sa luksoze dhe komode, dhe përshtatet në mënyrë perfekte me pamjen festive.

E zezë apo në ndonjë nuancë tjetër, fustani prej kadifeje është zgjedhja klasike e të gjithë kohërave që do t’ju nxjerrë faqebardhë. Sa i përket pjesës tjetër të stilit, guxoni me aksesorë mbresëlënës me kristale, çanta në ngjyra të ndezura dhe pallto elegante. Kur bëhet fjalë për këpucët, kini parasysh takat e larta moderne.

Cilido qoftë fustani prej kadifeje që zgjidhni – mini, me dekolte të hapur apo prerje strikte, sigurohuni që të jetë një dizajn që do ta vishni herë pas here.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!