8 Marsi/ Ministri Peleshi urim për gratë ushtarake: Sakrifica për mbrojtjen e vendit, e pazëvendësueshme!

schedule12:44 - 8 Mars, 2024

schedule 12:44 - 8 Mars, 2024

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shpërndarë një video urimi për të gjitha gratë ushtarake. Në video shihen momente të stërvitjeve të vajzave ushtarake.

Ministri Peleshi shpreh mirënjohjen për përkushtimin e treguar për mbrojtjen e vendit.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, për të gjitha gratë ushtarake!. Përkushtimi dhe sakrifica juaj për familjen dhe mbrojtjen e vendit mbetet i pazëvendësueshëm”, shprehet ministri Peleshi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!