Akrtivistja Dorina Mema thotë se çdo grua duhet të qëndrojë në modelin e saj, pasi perfeksioni nuk funksionon.
Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Mema u shpreh se gruaja duhet të menaxhojë kohën e saj dhe mos t’i bëjë të gjitha punët, por t’i shpërndajë ato.
“Sistemi ekonomik ka ndikuar edhe te gjendja emocioniale. Femra është si kameleon, përshtatet. Nuk është e lehtë. Ke ndryshimin hormonal, të mendjes. Disa tremben. E pranojmë jetën siç vjen. Jo çdo gjë mund ta kemi. Mua më pëlqen femra, gruaja shqiptare. Dua t’i bëj të gjitha vetë, ndoshta nuk dua të më marrin si model. Unë jam njeri që e dua familjen, nuk mund t’i bëjnë dot të gjitha. Gratë të jenë të zgjuara, të menaxhojnë kohën dhe të shpërndajnë punën. Do doja që çdo grua të qëndrojë te modeli i saj, nuk ekziston perfeksioni. Duhet ta dashuroni personalizimin tuaj, nuk ka perfeksion. Mua më pëlqen që gratë duan të jenë të fuqishme. Zgjidhja vjen nga familja. Prindërit janë gjithmonë shembuj për fëmijët”, theksoi ajo./abcnews.al


