8 këshilla që do t’ju ndihmojnë në mëngjes nëse nuk keni kohë për dush

schedule18:45 - 10 Shkurt, 2021

schedule 18:45 - 10 Shkurt, 2021

Ju ka ndodhur të dilni herët nga shtëpia dhe nuk keni kohë për të bërë dush? Është e tmerrshme sepse ndiheni të papastër dhe sikur të gjithë e dinë që ju nuk jeni larë. Por, ekzistojnë disa zgjidhje për këtë çështje.

Toniku i uthullës së mollës

9 këshilla në mëngjes që do t'ju kursejnë nëse nuk keni kohë për dush

Përzieni një gotë ujë me 2 lugë uthull molle dhe spërkateni këtë toner në flokët ose lëkurën tuaj, kur nuk keni kohë të bëni një dush të shpejtë. Uthulla e mollës mund të ndihmojnë në rivendosjen e pH të lëkurës tuaj dhe bën që flokët të duken më mirë edhe nëse nuk i keni larë atë ditë. Mos u shqetësoni për aromën e uthullës, pasi era do të zhduket sapo të jenë tharë flokët.

Rifreskimi i pëlhurave

9 këshilla në mëngjes që do t'ju kursejnë nëse nuk keni kohë për dush

Për t’i mbajtur veshjet tuaja me erë të këndshme dhe të freskëta gjatë ditës, edhe nëse nuk keni pasur mundësinë të bëni dush në mëngjes, gjithmonë mund t’i spërkatni pak freskues rrobash para se t’i vishni. Ky produkt zakonisht përdoret në tapiceritë e kolltuqeve ose në perde sepse ndihmon në eliminimin e erërave të këqija dhe ruan një ndjesi të caktuar freskie. Kjo teknikë mund të bëjë që ju të ndiheni më rehat gjatë ditës.

Përdorni letër orizi

9 këshilla në mëngjes që do t'ju kursejnë nëse nuk keni kohë për dush

Mbajtja e disa letrave orizi përreth mund t’ju ndihmojnë nëse nuk keni kohë për të larë fytyrën në mëngjes. Letra e orizit parandalon pamjen e yndyrshme. Por nuk është vetëm një zëvendësim për pastrimin e ujit dhe sapunit, ajo mund të zvogëlojë gjithashtu dhe poret.Thjesht lyeni fytyrën, qafën dhe dekoltenë tuaj me letrën e orizit për të thithur vajin e tepërt nga lëkura dhe për t’i dhënë fytyrës tuaj një pamje më të gjallë.

Përdorni pudër

9 këshilla në mëngjes që do t'ju kursejnë nëse nuk keni kohë për dush

Nëse iu ka mbaruar deordoranti, mos u trembni. Pudra mund të jetë aleati më i mirë për ju. Hidhni një sasi të vogël në sqetulla, këmbët dhe pjesët e tjera të trupit që djersiten shumë, pasi në këtë mënyrë do të mbajë larg erën e keqe.

Përdorni peshqirë ose një leckë të lagur

9 këshilla në mëngjes që do t'ju kursejnë nëse nuk keni kohë për dush

Ka mjaft produkte të disponueshme në treg të dizajnuara posaçërisht për rastet kur nuk bëni dush, Megjithatë mund të përdorni vetëm peceta në vend të një produkti të specializuar. Thjesht sigurohuni që të përdorni një pecetë të ndryshme kur pastroni fytyrën apo pjesët e tjera të trupit. Një tjetër alternativë është të përdorni një leckë ose peshqir të pastër dhe ta lagni pak për të fshirë trupin tuaj.

Përdorni locione dhe parfume

9 këshilla në mëngjes që do t'ju kursejnë nëse nuk keni kohë për dush

Zgjidhja më e zakonshme kur nuk bëni dush është të spërkatni pak parfum ose përdorni kremra aromatikë. Por pak njerëz e dinë që për ta bërë aromën e parfumit të zgjasë gjatë gjithë ditës duhet ta spërkasni në pjesën ku ndihet pulsi: kyçet e duarve, pjesa e pasme e gjunjëve, pjesa e brendshme e bërrylave, zverku i qafës dhe pjesa e poshtme e shpinës.

Përdorni shampo të thatë

9 këshilla në mëngjes që do t'ju kursejnë nëse nuk keni kohë për dush

Për të siguruar që flokët tuaj nuk duken shumë të yndyrshëm, gjithmonë mund të përdorni pak shampo të thatë para se të dilni nga shtëpia. Nëse planifikoni të mos bëni dush në mëngjes për ndonjë arsye, aplikojeni shampon në mbrëmje. Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shkundni mbetjet dhe pastroni si zakonisht.

Përdorni vajra esencialë

9 këshilla në mëngjes që do t'ju kursejnë nëse nuk keni kohë për dush

Prania e baktereve mund të jetë një nga shkaqet e aromës së keqe në trupin tonë. Vajra esenciale me aromë si mente, portokalli apo limon, ndër të tjera, kanë antibakterial që luftojnë aromën e keqe. Mund të aplikoni pak në zonat ku djersiteni më shumë për t’u ndjerë më të pastër gjatë ditës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!