“8 janari”, Salianji i kërkon falje demokratëve: Blindimi i PD ishte një gafë e madhe, shkopin e përdora për…

schedule20:21 - 8 Janar, 2024

schedule 20:21 - 8 Janar, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ka kërkuar falje demokratëve në lidhje me 8 janarin e vitit 2022, ku pati përplasje me mbështetësve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Salianji u shpreh se blindimi i Partisë Demokratike, ishte një gafë e madhe.

Ndër të tjera, Salianji shtoi se nuk dhunoi askënd atë ditë, por se në katin e tretë, përdori një shkop për të thyer xhamat, për shkak të pranisë së gazit lotsjellës.

“Për të gjithë qytetarët dhe demokratët, nga protagonistët kryesorë, por edhe unë si deputet, duhet kërkuar një ndjesë e madhe, nuk u arrit që të gjendej një zgjidhje, përtej elemtentëve të forcës fizike dhe gjërave që turpërojnë një politikan, besoj se është dita për të kërkuar ndjesë. Kam menduar atëherë dhe kam thënë që selia e Partisë Demorkatike nuk kishte nevojë për asnjë blindim. Nuk duhet të kishte një shfaqje force, nuk duhet të vendosej asnjë element blindi. E kam parë në datën 8 janar. Ka qenë një gafë e madhe e bërë në atë kohë, ajo krijoi një çarje dhe një ndarje edhe më të madhe. Ngjarja e datës 8 janar, vjen pas një pafuqie të ish kryetarit të asaj kohe të Partisë Demokratike, pas një vendimmarje që u përkrah, thuajse për muaj me rradhë u izolua, dhe nuk bëri një betejë të vërtetë me fakte dhe me argument të drejtë për vendimmarrjen që kishte marrë.

Në raste të caktuara shkopi bën më shumë punë, kur je i nxehur. Aty është kati i tretë i selisë së Partisë Demokratike, kam komunikuar me drejtues të Policisë së Shtetit, aty në kat të tretë, është momenti kur u hodh gazi lotsjellës, u mundova të thyej xhamat e pasme aty, për të pasur mundësi për të marrë frymëmarrje. Nuk ka të bëjë aspak me agresion, ka të bëjë me hapjen e dritares për kalimin e gazit lotsjellës.

Pse duhej blinduar selia? Unë këtë nuk e kuptoj dot. Ne kemi qenë të thërritur në një mbledhje dhe kemi qenë të mbledhur aty brenda. Ka pasur protesta edhe më pas, marrim datën 9, nuk pati agravim të situatës. Unë jam duke thënë qartësisht, data 9 nuk e pati këtë, unë po them që vendosja e blindimit në Partinë Demokratike ishte një turp që çoi në këtë agravim. Kaq mund të them. Beteja në atë kohë, është për të bindur qytetarët, që unë nuk e pashë këtë vullnet nga ana e ish kryetarit të Partisë Demokratike”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!