8 hapa për të bërë një gjumë të përsosur

schedule22:57 - 14 Qershor, 2021

schedule 22:57 - 14 Qershor, 2021

Gjumi është padyshim një nga problemet që e bëjnë jetën e vështirë për shumë njerëz. Aspekti më shqetësues është rëndësia e kufizuar që shumica prej tyre i japin gjumit, ose sepse nuk e dinë rëndësinë e tij ose thjesht sepse iu japin përparësi gjërave të tjera.

Sidoqoftë, ka kaq shumë këshilla për të bërë një gjumë më të mirë. 8 këshillat e mëposhtme do t’ju sjellin rezultate dhe do të rrisin nivelet e energjisë tuaj gjatë ditës, shkruan abcnews.al.

1 – Sado që tingëllon e vështirë, përpiquni të lini mënjanë telefonin për të paktën një orë para se të flini. Drita “blu” e lëshuar nga ekrani shtyp nivelet e prodhimit të melatoninës në trup dhe shkakton më pak pagjumësi ndërsa kontribuon negativisht në sëmundje të tjera më serioze.

2 – Bëni ushtrime fizike. Studimet kanë treguar se duhet të bëni të paktën 20 minuta stërvitje nëse doni të flini qetë natën.

 

3 – Kafeja, çajrat stimulues dhe pijet freskuese janë zakone që është mirë t’i kufizoni për një gjumë më cilësor. Konsumi i dy apo tre kafeve në ditë apo një çaji gjatë natës nuk e ndihmon aspak trupin pasi janë stimulues dhe jo substanca relaksuese.

4 – Sigurohuni që dhoma e gjumit të jetë sa më e errët dhe të mos ketë drita nga pajisjet elektronike, dritare gjysmë të hapura nëpër të cilat kalon drita. Gjithashtu, temperatura e duhur luan një rol të veçantë dhe do të ishte mirë të mos e teproni me kondicionerin.

5 – Dysheku në të cilin flini është shumë i rëndësishëm nëse doni të shijoni një gjumë të mirë çdo natë. Nëse zgjidhni një dyshek cilësor dhe të shtrenjtë, me siguri nuk do të pendoheni pasi vitet kalojnë.

6 – Mos e teproni me darkën dhe shmangni ushqimet që treten vështirë gjatë gjumit.

7 –  Zakonisht, momenti kur shtrihemi për të fjetur shoqërohet me shumë mendime për të nesërmen. Ajo që duhet të bëni është të shkruani në një letër detyrimet e ditës pasardhëse në mënyrë që ta “zbrazësh” mendjen nga këto mendime.

8 –  E vështirë por shumë e dobishme është të stabilizoni kohën kur flini dhe kur zgjoheni në mëngjes. Trupi “mëson” shpejt dhe gradualisht do të përmirësoni cilësinë e gjumit pasi trupi nuk do të vuajë nga ndryshimet e shpeshta në programin e pushimit.

/abcnews.al