Sulmuesi malazez, Dejan Zarubica ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me Laçin në “Abissnet Superiore”, me palët që kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë 29-vjeçari në rrjetet sociale, ku ka konfirmuar qëndrimin në Superiore.
Në 20 ndeshje të zhvilluara me kurbinasit, sulmuesi ka arritur të shënojë edhe 8 gola, duke bindur kështu drejtuesit që ta mbajnë në ekip. /f.a/abcnews.al