7,800 euro për orën e një vrasësi, Babis nxjerr në shitje Rolex-in që mbante në dorë kur mbyti Caroline-n

schedule15:24 - 18 Shtator, 2022

schedule 15:24 - 18 Shtator, 2022

Babis Anagnostopoulos, 34-vjeçari grek i cili i mori jetën bashkëshortes së tij Caroline në sytë e vajzës së tyre të vogël, ka nxjerrë në shitje orën e tij luksozë. Mediat në vend raportojnë se Rolexin që ai nxori në shitje e kishte në dorë kur mbyti Karolinën, 20-vjeçaren me origjinë nga Britania e Madhe.

Lexo edhe: Vrau gruan e tij, Babis Anagnostopoulos në qeli me një shqiptar

Anagnostopoulos vendosi të hiqte qafe Submariner-in e “mallkuar” me pllakën e zezë dhe siç thuhet, pas shumë përpjekjesh arriti që ta shiste për 7,800 euro.

Në fakt, sipas informacioneve të protothema.gr, piloti 34-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm për mbytjen e Caroline Crouch dhe 11 vjet për varjen e qenushit vetëm 7 muajsh, Roxy-t, ia besoi një avokateje nga Athina me rastin e Rolex Submariner, e cila njihet për çmimin e saj të kripur.

Procesi, sipas “burimeve” të protothema.gr, ka nisur rreth 4 muaj më parë dhe marrëveshja është mbyllur përfundimisht mesditën e së premtes.

Juristja është takuar me blerësin e orës në një kafene të njohur në Kolonaki dhe pasi kanë rënë dakord për procedurat nesër në mesditë, klienti do të paguajë shumën prej 7800 euro dhe do të nënshkruajë marrëveshjen për transferimin e Submariner. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!