Manchester United nuk heq dorë nga Jadon Sancho, por duhet të rrisë ofertën për verdhezinjtë e Dortmund. Ylli anglez i klubit gjerman dhe kombëtares angleze, është kërkesa kryesore e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
21-vjeçari i krahut të djathtë të sulmit, regjistroi shifra fantastike në sezonin e fundit: 16 gola dhe 20 asiste. Manchester Evening News shkruan se “Djajtë e Kuq” kanë bërë ofertën e parë për Sanchon.
67 milion paund (rreth 77 milion euro) kanë ofruar nënkampionët e Anglisë për kartonin e lojtarit të talentuar. Propozim që është refuzuar nga Dortmund. Sancho ka arritur akordin me United, teksa tani duhet gjendur marrëveshja mes dy klubeve. /abcnews.al