753 viktima në një ditë nga Covid në Itali, konfimohen mbi 34 mijë raste të reja

schedule18:06 - 18 Nëntor, 2020

schedule 18:06 - 18 Nëntor, 2020

Italia prej ditësh vijon që të shënojë shifra të larta të të infektuarve me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 34,283 raste të reja dhe kanë humbur jetën 753 persona.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 1,272,352 mes të cilëve kanë humbur jetën 47,217 qytetarë.

Gjithashtu betejën me këtë sëmundje deri më tani e kanë fituar 24,169 qytetarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!