Komisioni Ekzekutiv i BE ka propozuar një fond prej 750 miliardë euro për rimëkëmbjen e ekonomisë. Paketa pritet të përmbajë grante dhe kredi për çdo shtet anëtar të BE-së.
Tashmë ekonomitë në të gjithë bllokun e BE me 27 shtete janë dëmtuar nga pandemia e COVID-19, por veç kësaj disa shtete jugore kishin borxhe të mëdha edhe para krizës, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen e ka vlerësuar paketën për rimëkëmbjen ekonomisë, ndërsa është shprehur: “Ky është momenti i Europës”.
Komisioni e ka quajtur planin Gjenerata e ardhshme e BE-së dhe se pa mbështetjen e të 27 vendeve anëtare të BE-së, ajo nuk mund të shkojë përpara.
Komisioneri i Ekonomisë Paolo Gentiloni tha se fondi ishte një “pikë kthese evropiane” që do të shtohej në instrumentet që kishin filluar tashmë.
Më tej Von der Leyen tha që fondi 750 miliradë euro do të përbëhej nga 500 miliardë euro në grante dhe 250 miliardë kredi.

