Presidenti Ilir Meta ka deklaruar në fjalimin e mbajtur në 75-vjetorin e themelimit të OKB se Shqipëria mbështet çdo përpjekje për paqe dhe siguri. Meta u shpreh se vendin jonë beson thellësisht tek Kombet e Bashkuara. Kreu i shtetit u shpreh se Shqipëria ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë globale, ndërsa theksoi se edhe pas 75 vitesh, Kombet e Bashkuara, mbeten ende gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë.
“Kombet e Bashkuara u krijuan për të shpëtuar brezat e ardhshëm nga murtaja e luftës. Teksa bashkësia ndërkombëtarë ka qenë në gjendje të parandalojë shpërthime të mëdha që u panë gjatë shekullit të shkuar, të gjitha shtetet anëtare në këtë 75-vjetor të Kombeve të Bashkuara po përballen me një armik të ri dhe të padukshëm të përmasave globale. Pandemia e Covid-19 e ka zhytur botën në një krizë të ashpër shëndetësore dhe ekonomike e një lloji të tillë që nuk ishte parë prej një shekulli.
Gjithsesi, ndryshe nga përvojat e luftërave Botërore, kësaj radhe jemi të tërë bashkë në një front, të gjithë duke luftuar kundër pandemisë globale të Covid-19. Me një udhëheqje të mirë politike dhe profesionale, me një solidaritet të madh, me një koordinim më të mirë si dhe një menaxhim të mençur, ne mundemi dhe do t’ia dalim mbanë me sukses. Do të kemi sukses pasi zotërojmë instrumente dhe mekanizma shumëpalëshe, të mishëruara në Kombet e Bashkiara dhe në agjencitë e saj të specializuara. Besojmë thellësisht se Kombet e Bashkuara edhe 75 vite pas themelimit të tyre, mbeten ende gur themeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla.
Që nga fillimi Shqipëria e përqafoi këtë organizatë të shquar në të gjithë botë si dhe u bë anëtare e saj në 1995. Shqipëria përqafoi edhe zbatoi parimet e OKB-së që u angazhuan për të ruajtur dhe për të zbatuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare për të promovuar bashkëpunimin në zgjdhjen e problemeve. Shqipëria është një vend që do të mbështesë dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë globale, bazuar në parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektimin e të drejtave të pakicave. Vendi im ndaj plotësisht vizionin për një rajon më të sigurt me një perspektivë të qartë europiane si dhe me mekanizma gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme”, tha Meta. /mv.abcnews.al
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/800893124046970/?v=687297288469613