75 vjetori i Aleancës së sigurisë dhe vlerave Euroatlantike (NATO)

schedule09:12 - 4 Prill, 2024

schedule 09:12 - 4 Prill, 2024

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

4 Prilli 2024 shënon 75 vjetorin e themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, ngjarje që i jep vlera shtesë kombit tonë pasi mirë-përkon edhe me 15 vjetorin e anëtarësimit të RSh në NATO (4 Prill 2009).

Kur 75 vjet më parë, strategu i Luftës së II-të Botërore, babai themelues”, Komandant i parë i NATO-s dhe Presidenti i SHBA, Dwight D. Eisenhower, e projektoi NATO-n si “një fuqi politiko-ushtarake për garantimin e mbrojtjes kolektive (vendeve anëtare) në rastet e një sulmi nga Bashkimi Sovjetik, ndoshta as Ai vetë Ai nuk e kishte menduar se kishte hedhur themelet e Aleancës më të fuqishme si dhe më të suksesshme të historinë së njerëzimit.

Në 75 vite, NATO jo vetëm ka përmbushur me sukses “misionin e Gjeneralit Eisenhower”, për paprekshmërinë territoriale të vendeve anëtare, por ka shërbyer edhe si një instrument i fuqisë së pamposhtur ushtarake (deterrance); i  besimit  te paqja, parimet bazë të demokracisë si dhe për promovimin e vlerave perëndimore.

Pas shpërbërjes së traktatit të Varshavës ndër projektet me peshë thelbësore mbetet politika e “Dyerve të Hapura”, e cila ende shërben si “derë e madhe dhe garanci e shtuar” edhe për integrimin në BE të vendeve të lindjes ish-komuniste. Ndërsa pas shkërrmoqjes së BRSS: “NATO ka mbijetuar si dhe dominuar në tregun e sigurisë globale” nëpërmjet një procesi të gjithëanshëm transformimi/modernizimi të konceptit, strukturës, armatimit, planifikimit, forcimit të kohezionit si dhe kulturës së bashkëpunimit mes vendeve anëtare.

Sot në hapësirën e Euroatlatike të 32 vendeve të NATO-s jeton një popullsi rreth 1 miliard banorë; mbart ½ e ekonomisë botërore; ka 8 milionë (4 forca aktive dhe po aq rezervë), ndërsa vetëm 3 vende  (SHBA, Franca dhe UK) zotërojnë armë bërthamore për ushtrimin e politikës të shkurajimit të armiqve potenciale [deterrence].

Angazhimet në Kosovë, Afganistan, Irak, Libi, etj, provuan fuqinë e pakonkurrueshme ushtarake dhe peshën  kritike të NATO-s në dobi të paqes dhe si një  “shkollë e vlerave të demokracisë në të gjithë botën”.

Për fatin e kombit tonë, historia 75 vjeçare e NATO-s kulmon/shndrin me ndërhyrjen ushtarake për të ndalur gjenocidin dhe çliruar Kosovën nga makineria kriminale e Milloshevićit (1999), që edhe pse jashtë artikullit 5, e legjitimoi Aleancën si: “shpresën e paqes dhe të drejtave të njeriun në mbarë globin”. Prandaj nuk do të ishte as fisnike, nëse në çdo 4 Prill të mos e përsërisim mirënjohjen mbarëkombëtare ndaj SHBA/NATO.

75 vjet kanë konfirmuar “rolin jetik të SHBA-së në Aleancën transatlantike, pasi ajo  barrën kryesore të shpenzimeve ushtarake me rreth 1 trilion USD (vitin 2024) ose më shumë se 70 % të buxhetit të përbashkët të NATO-s. Gjithësesi më duhet ta përmend se për shkak të “presionit legjitim të USA/Trump”, NATO në 2024 shënoi buxhetin me të lartë në histori, 32 vendet arritën shifrën rekord në  +1.5 trilion € (31 anëtarët e tjerë 500 miliard €) me qëllim modernizimin e aftësive ushtarake si dhe rritjen e kredibilitetit të NATO-s.

Ndërsa ky 75 vjetor mbart edhemesazhe të forta shpresë për vendosmërinë e NATO-s si dhe fundin që e pret Rusinë-Putiniste e cila: “mbas mbi 25 muaj luftë barbare nuk e pushtoi dot me valle, tanke, dronë dhe  raketa Ukrainën martire”, ndërsa në fakt ka humbur me turp 40 % të teritoreve të pushtuara, iniciativën strategjike të luftës, betejën për të sfiduar rendin e sigurisë globale, interesat dhe fuqinë ushtarake të NATO-s.

Për më tepër që, lufta neonaziste solli zgjerimin me dy vendet Nordike (Finlandë & Suedi) si dhe mbështetjen me mbi 130 miliardë € armatime moderne, përfshi tanke leopard, sistemet Patriot, avione F-16, etj, të cilat janë prova për kohezionin dhe vendosmërinë e përforcuar të NATO-s, për ta mbështetur Ukrainën deri në fitoren ndaj së keqes të përbashkët (Rusisë – Putiniste).

Po ashtu në kundërpërgjigje të luftës së Rusistë kundër sovranitetit të Ukrainës, rreth 100 mijë trupa aktive, 130 avionë dhe 140 anije luftarake të NATO janë dislokuar në kufijtë lindorë të saj  (Poloni, Vendet Balltike, Nordike, Europën Qëndrore dhe Juglindore), duke demostruar fuqinë e pakonkurrueshme ushtarake në mbrojtje të tërësisë teritoriale si dhe të interesave gjeopolitike të Aleancës.

Kështu, nuk mbeten më dilema, as për mendjet e ndryshkura jo vetëm në Kremlin, Beograd, etj që falë qëndresës heroike të Ukrainasve por dhe të mbështetjes pa kompromos të NATO-s, Rusia-Putiniste gjendet sot më e izoluar/diskretituar se asnjëherë me parë (p.sh vetëm Kim-Jongu dhe Vućić, e uruan për vetë-mandatim me bajoneta); rrezikon përjashtimin nga 5-shja vendimmarrëse e KS/OKB dhe siç dihet, Gjykata Ndërkombëtare ka lëshuar “urdhër arresti për krime lufte” ndaj Putinit dhe  listën e Gjeneralëve zullumqarë rreth tij.

* * * 15 vjet mbas anëtarësimit në NATO, Shqipëria mbetet edhe më e përkushtuar!

Parasëgjithash, përsëris bindjen strategjike, se Anëtarësimi i RSh në NATO, meriton të mbetet e skalitur në memorjen e historisë kombëtare si: “arritja e dytë gjeopolitike pas shpalljes së pavarësisë në 28 mëntor 1912”.

Si dëshmimtar në datën që RSh u ul në tavolinën vendimarrëse të NATO-s (Samiti i Këln/Strasbourg), sigurisht që e di fort mirë që data zyrtare e pranimit është data 1 prill 2009. Por në 15 vite, vijoj të insistoj fortë  për t’i “zhvendosur dhe bashkuar celebrimet protokollare nga 1 Prill me datën e themelimit të NATO-s” (pra 4 Prill 1949). Prandaj, 4 Prillin e rekomandoj se: “gjetje e mënçur”, pasi kapërcen ngarkesat rreth 1 prillit (ditën e gënjeshtrave) si dhe konfirmon një të vërtetë të madhe, që i bën nder kësaj ngjarjeje historike për kombin.

Gjithësesi, duke përsëritur mirënjohjen ndaj SHBA-së, vijoj të refuzoj “tallavanë populiste” se anëtarësimi i RSh në NATO, ishte vetëm një dhuratë ?! Kjo pasi, si ndër dëshmitarët e këtij udhëtimi jam shumë i bindur që kjo arritje (4 prill 2009) ishte  meritë e përpjekjeve 15 vjeçare të Tiranës zyrtare (PfP/1994 – MAP/1999 – NATO/2009) për të përmbushur aspiratën shekullore të shqiptarëve drejt perëndimit. Pra anëtarësimi ishte produkt i reformave në fushën e mbrojtjes, i konsensusit të gjerë politik dhe  kohezionit kombëtar. Kështu mjafton të përmendim faktin se nga mëvetësia paranojake me 115 mijë forcë aktive dhe marrëzia e gjithë popullit ushtar që konsunonte 25 % të GDP-së para 1990  (qasje që e diskretitoi Kombin dhe i rraskapiti Shqiptarët), mbas anëtarësimit në mbrojtjen kolektive/NATO,  FA kanë +9 mijë, ndërsa shqiptarët shpensojnë jo më shumë se 2 % të GDP-së!

Po ashtu në këtë udhëtim 30-vjeçar drejt/pas anëtarësimit në Aleancë (1994-2024), nga  konsumatore, RSh është  e konfrmuar si  kontributore për sigurinë, pasi prej vitit 1996 më shumë se 10.000 ushtarakë kanë kontribuar operacionet e NATO në Bosnjë, Irak, Afganistan, Kosovë, Gjeorgji, Mali, etj.

Gjithësesi, përtej “konfliktualitetit ekstrem, për pasojë gjëmave kombëtare (1997, etj) nga privatizimi dhe shpërdorimi politiko – elektoral i mbiPushtetetit, anëtarësimi i RSh në NATO mbetet ndoshta arritja e vetme, në mos e vetmja fare si produkt i vullnetit dhe konsensusit politik si dhe mbështetjes së gjerë mbarëpopullore.

Konsideruar këto,  do të ishte e padrejtë që të mos sjellim në vëmendje përkushtimin shembullor të ish-Presidentit/Kryeministrit Sali Berisha që nga kërkesa zyrtare për t’iu bashkuar aleancës/PfP në 1992, deri në anëtarësimit e plotë në NATO (4 prill 2009), si dhe të mos përsërisim mirënjohjen e thellë ndaj  miqve të mëdhenj të Shqipërisë, si Presidentët Bush, Klinton; Sekretarët Baker, Allbright, Powell, Rice, të Mbrojtjes Perry, Rumsfeld, Gate, etj si dhe për gjeneralët e mirënjohur, Clark, Jones, Stavridis, Petraus, etj, për mbështetjen e jashtëzakonshme në përmbushje të aspiratës së Shqiptarëve.

Po ashtu, përmendim se në 15 vitet e mbas 2009 deri 2024, Tirana zyrtare ka dëshmuar se anëtarësimi nuk ishte kurrësesi stacion i fundit i Shqipërisë, por një epokë e re, me përfitime, sfida dhe përgjegjësi shtesë. Prandaj, kam përshëndetur përfaqësimin dinjitoz në KS/OKB; mbështetjen e pakushtëzuar të vendimmarrjeve të NATO-s; arritjen 2% të GDP-së për 2024, ndërtimin e Bazës Ajrore të Kuçovës, si dhe kontributeve më shumë se modeste që RSh vijon t’i japë jo vetëm Ukrainës.

Por, përtej privatizimit dhe festimeve të tepëuara, fatëkeqësisht të ndara për këtë arritje gjeopolitike të RSh, mbetet e përherëshme përgjegjesia shtetërore për ta ngritur edhe më lartë stekën dhe prestigjin e Shqipërisë në NATO  si dhe rolin si “vend-Leader” për ta çliruar rajonin nga urrejtja shekullore dhe në udhëtimin euroatlantik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga ana tjetër, është e artikuluar, ndoshta deri në kakofoni se në reformat e sigurisë, kërkohet gjithëpërfshirje dhe konsensus politik! Por megjithë vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese (2015) mbetet ende kritike mirë-harmonizimi 3 pushteteteve kushtetuese mbi vendimarrjet strategjike në fushën e sigurisë dhe interesave kombëtare.

Ndërsa, si ndër kontribuesit udhëtimit 30 vjeçar të Shqipërisë drejt/pas anëtarësimit në NATO (1994 – 2009 – 2024), e çmoj si prioritet transformimin e Sistemit të Sigurisë, pra: “përditësimin e konceptit me atë të NATO-s, modernizimi strukturave, paisjeve; aftësive operacionale dhe kulturës së bashkëpunimit mes agjensive shtetërore, në interes të sigurisë së jetës, shëndetit, pronës, dhe mirëqenies së qytetarëve; rikthimin e besimit në vlerat euro-atlantike; mbrojtjen e interesave kombëtare si dhe përmbushjen e detyrimeve të RSh në NATO”.

Në shtesë, më duhet ta përsëris se në reformat e sigurisë kombëtare, “asnjë groshë nuk vlejnë” privatizimi, politizimi i festës së anëtarësimit; as dalldisjet bollshevike nga fuqia e mbi-Pushtetit si dhe as gajasjet cinike me mjerimin e opozitës të pushtuar nga sekserët dhe egocentrikë të sëmurë, por vetëm…dashuria, përulësia për vendin, përgjegjshmëria e lartë shtetërore si dhe besimi dhe bekimi ndaj partneritetit strategjik me SHBA/NATO.

Për ta përmbyllur: “15 vjet mbas anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në NATO, besoj edhe më fortë se Aleanca më e fuqishme në historinë e njerëzimit do të mbetet e tillë edhe për 75 vitet që vijnë…” !

* Autori, Gjeneral ® Piro Ahmetaj: 

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n, 

Zv/President i Këshillit Atlantikut; & ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!