Droga është një ndër lëndët më të përdorura nga të rinjtë në botë. Një përdorues droge i njohur si Travis, ka vendosur që ti japë fund përdorimit të drogës.
Përmes një postimi që ka bërë në Twitter ai ka publikuar fotografitë e tij, 745 ditë pasi ka lënë drogën.
Nga fotot e tij shikohet se si pamja e tij ka ndryshuar totalisht, që nga momenti i përdorimit të drogës.
“Gjëja më e vështirë që kam bërë në jetë. Qëndrimi në rehabilitim për më shumë se 1 vit e gjysmë më ka ndryshuar totalisht mua dhe jetën time”, është shprehur ai./abcnews.al