Italia nuk gjen qetësi nga situata e krijuar nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë konfirmuar të infektuar me Covid 32,191 raste të reja dhe kanë humbur jetën 731 persona.
Krahasuar me një ditë më parë vëmë re se gjatë 24 orëve të fundit kemi një rritje të numrit të raste të reja.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 1,238,072 mes të cilëve kanë humbur jetën 46 464 pacientë. /abcnews.al