73 viktima nga Covid, mbi 2 mijë raste të reja në Itali

schedule18:01 - 4 Qershor, 2021

schedule 18:01 - 4 Qershor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 557 raste të reja me Covid, nga 220 939 testime të kryera.

Ndërkaq gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 73 persona duke e çuar në 126 415 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid në Itali.

Ndërkohë janë shtruar në spital 836 persona të infektuar me Covid, ndërsa betejën me Covid në 24 orët e fundit e kanë fituar 7 853 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali është 4,227,719, ndërsa betejën me këtë sëmundje deri tani e kanë fituar  3,901,112 pacientë. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!