720 leje për HEC-e, shumica u dha nga PD, profesori rrëfen pasojat e ndërtimit të digave

schedule16:00 - 28 Korrik, 2021

schedule 16:00 - 28 Korrik, 2021

Prej me shumë se 20 vitesh shkencëtarë shqiptare dhe të huaj janë të angazhuar për të shpëtuar lumin e fundit të egër në Europën Qendrore, Vjosë. Nismës i janë bashkuar edhe figura të njohura botërore si aktori Leonardo Dicaprio. Në rrjedhën e këtij lumi dhe degët e tij  qëndruan më shumë se javë 30 shkencëtar nga Austria, Gjermania dhe Italia me qëllim studimin.

Të gjithë kërkojnë që Vjosa të shpallet park kombëtar, e cila do të ishte një garanci më tepër për të ndalur ndërtimin e 45 hidrocentraleve në të gjithë lumin. Shoqatat dhe qytetarë të zonave të Kalivaçit dhe Poçemit fituan betejën e parë për të ndaluar ndërtimin e dy hidrocentraleve. Ndërsa lufta do të zhvillohen në gjykatën e administrative të apelit ku kompania kërkon lejimin për të vazhduar punimet.

…………………………………

720 leje për hidrocentrale, shumica u dha nga PD, profesor Aleko Miho rrëfen pasojat e ndërtimit të digave. Në betejën për të ruajtur Vjosën të paprekur, janë të angazhuar edhe profesorë shqiptare si dhe të rinj që janë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij ekosistemi të rrallë natyror. Profesor Aleko Miho nga universiteti i Tiranës na thotë se Shqipëria ka sakrifikuar shumë duke ndërtuar disa hidrocentrale dhe praktikisht disa lumenj nuk ekzistojnë më.

Në 15 vitet e fundit në Shqipëri janë dhënë 720 leje për të ndërtuar hidrocentrale, nga të cilat 420 janë dhënë deri në vitin 2013 kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike. Pjesa tjetër dhe pas këtij viti edhe pse premtimi i socialistëve ishte se do anuloheshin pjesa më madhe e tyre.  Po çfarë problemesh sjell për mjedisin ngritja e digave, të cilat në Shqipëri janë ndërtuar pothuajse në çdo përrua.

Rreziku me i madh për Vjosën dhe lumenjtë në Shqipëri janë HEC-et e vegjël të cilët po i marrin frymën ekosistemeve natyrore. Sipas disa studimeve, këto vepra nuk i kthejnë asgjë ekonomisë dhe komuniteteve lokale pasi taksat paguhen në qeverinë qendrore dhe punësimet në to janë minimaliste. Për me tepër sipas të dhënave zyrtare shteti i rimburson me disa milionë euro në vit.

Neni 59 i kushtetuese, thotë se shfrytëzimi racional i pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore, duhet të realizohet mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm.

Profesori Miho na shpjegon se po ecet nëpër një rrugë të verbër zhvillimi. Sipas tij ky nuk është zhvillim i qëndrueshëm pasi nuk merren në konsideratë ndikimet në mjedis dhe ndikimet tek jeta e komuniteteve të këtyre zonave.

Nuk është Shqipëria vendi i parë ku po ndërtohen pa kriter hidrocentrale mbi lumenj. Ka ndodhur më herët edhe në vende të tjera të përfundimit gjatë proceseve të zhvillimit. Profesor Shimer thotë se tashmë Europa e ka kuptuar gabimin se cfarë ndodh kur lumenjtë shkatërrohen dhe nxirren nga rrjedha e tyre natyrale, ndaj beteja për Vjosën nuk mund të jetë vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe përtej.

Vjosa është mjaft e rëndësishme si model. Vjosa është një lumë me vlera të mëdha natyrore, është një habitat natyral për Shqipërinë por jo vetëm. Ajo ka dimensione europiane dhe për me tepër Vjosa, lumi me rrjedhë të lirë dhe natyrore në të gjithë Europën Qendrore.

Janë disa në Rusi dhe Europën Lindore por në këtë zonë nuk ka dhe kjo e bën atë unike. Ajo që bënë në Europe dhe ku unë jam përfshirë në këto 30 -40 viteve e fundit është rikthimi i lumenjve sic kanë qenë, pas ndërtimit aty të hidrocentraleve.

Këtu ju keni një situatë që praktikisht tjetër, jo plotësisht por është komplet natyrale dhe kjo e bën unike në Europë. Kjo është arsyeja pse është kaq i vlefshëm nga ana shkencore./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!