71-vjeçari i “ngujuar” në Elbasan i kërkon efektivëve të policisë t’i sjellin djalin

schedule17:41 - 24 Shtator, 2020

schedule 17:41 - 24 Shtator, 2020

Lefter Zhidru, 71-vjeçari i “ngujuar” prej 4 orësh në banesën e tij në Elbasan ka kërkuar nga efektivët e policisë që po negociojnë me të që të dalë, që t’i sjellin djalin afër.

Sipas burimeve, kjo është e pamundur për shkak se djali i të moshuarit jeton aktualisht në shtetin grek.

Ndërkohë prej disa orësh bashkë me grupin negociator është vajza 13-vjeçare e të moshuarit e cila po asistohet edhe nga një psikologe. Ajo i ka kërkuar të atit të dorëzohet, por deri më tani përpjekjet e saj nuk kanë dhënë rezultat./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!