Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

700 gola në karrierë, Ronaldo flet për rekordin e jashtëzakonshëm!

schedule17:41 - 15 Tetor, 2019

schedule 17:41 - 15 Tetor, 2019

Cristiano Ronaldo arriti në kuotën e 700 golave në karrierën e tij, me penalltinë e shënuar në sfidën kundër Ukrainës mbrëmë. Edhe pse shënoi, Portugalia e tij nuk arriti të shmangë humbjen 2-1. Ronaldo foli për mediet pas arritjes të këtij rekordi fantastik, duke thënë:

“Është një moment shumë i mirë në karrierën time, të shënoj 700 gola, por kisha ndjenja të miksuara, pasi nuk e fituam takimin. Nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar, sidomos shokët e skuadrës, trajnerët me të cilët kam punuar. Të gjithë ata që kanë ndihmuar Cristianon të jetë Cristiano që është sot.

Gjithmonë e kam thënë që të shijojmë çdo moment gjatë karrierës tonë, edhe unë po e shijoj këtë rekord. Gjithçka çrfarë kam, futbolli ma ka dhuruar. Edhe njëherë tjetër, dua të falënderoj të gjithë ata që ma kanë ndihmuar të arrij këtë rekord të pabesueshëm”, përfundoi Ronaldo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!