70 hipopotamët e Pablo Escobar do të dërgohen nga Kolumbia në kopshtet zoologjike të Indisë dhe Meksikës

schedule09:07 - 30 Mars, 2023

schedule 09:07 - 30 Mars, 2023

Kolumbia planifikon të transportojë dhjetëra të ashtuquajtur “hipopotamë kokaine”, pasardhës të kopshtit zoologjik privat të zotit të drogës Pablo Escobar  në Indi dhe Meksikë në një përpjekje për të kontrolluar popullsinë e tyre në rritje, sipas guvernatorit lokal.

60 do të dërgohen në Indi dhe 10 në Meksikë.  Dërgimi i hipopotamëve në Afrikë rrezikonte të shkaktonte më shumë dëm sesa dobi, si për vetë hipopotamët ashtu edhe për ekosistemin vendas, tha për CNN Maria Angela Etcheveri, profesoreshë e biologjisë në Universitetin Xaveriana.

Kolonia e më shumë se 100 kafshëve konsiderohet tani grupi më i madh jashtë Afrikës.

“Hipopotamët jetojnë në tufa, ata janë mjaft agresivë”, tha Etcheveri. Ndërsa “hipopotamët e kokainës” nuk janë vendas në Kolumbi, terreni lokal konsiderohet i favorshëm për mbarështimin e tyre, pasi ka burime të cekëta uji dhe ushqime.

Megjithatë, trashëgimia e Pablos është problematike pasi këto kafshë të veçanta, të cilat janë të famshme për agresionin e tyre kur dikush pushton territorin e tyre, shpesh shfaqen në rrugët e fshatrave përreth.

Shkencëtarët thonë se nëse nuk vriten menjëherë, deri në vitin 2035 mund të ketë deri në 1500 hipopotam në zonë.

Hipopotamët e parë ishin pjesë e një koleksioni kafshësh ekzotike që Escobar kishte grumbulluar në vitet 1980 në fermën e tij, rreth 250 kilometra nga Medellín. Pas vdekjes së tij në 1993, autoritetet zhvendosën shumicën e kafshëve të tjera, por jo hipopotamët sepse ishin shumë të vështirë për t’u transportuar.

Që atëherë ata filluan të riprodhohen me shpejtësi.

Një studim në revistën Nature paralajmëroi se numri i tyre mund të arrijë në 1500 brenda dy dekadave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!