Ndonjëherë gjërat që na duken të vogla mund të na sjellin probleme të mëdha. Sot, gjithmonë e më shumë njerëz po vuajnë nga depresioni dhe shkak mund të jenë disa nga zakonet tuaja të përditshme. Më poshtë, abcnews.al do ju tregojë se kush janë këto zakone.
Ngrënia e ushqimit të përpunuar
Një hamburger i shpejt apo disa patate të skuqura mund të jenë vakt i shijshëm, por i dëmshëm për shëndetin tuaj fizik dhe mental. Një hulumtim i 2013 mbi dietën dhe depresionin, e bazuar nga Gazeta Amerikane e Ushqimit Klinik, zbuloi se, sa më e shëndetshme të jetë dieta, aq më i ulët është rreziku nga depresioni. Mund të jetë e vështirë të shmangni të gjithë ushqimet e përpunuara, por nëse përpiqeni do ia dilni.
Kaloni shumë kohë vetëm
Kalimi i një kohe cilësore vetëm, herë pas here, mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm për shëndetin tuaj mendor. Sidoqoftë, kalimi i shumë kohe vetëm mund të ndryshojë këto efekte dhe mund të rrisë rrezikun për depresion. Për të mbrojtur veten nga kjo, abcnews.al ju këshillon të dilni me miqtë dhe të krijoni marrëdhënie sa më të forta.
Kryerja e shumë detyrave me mjete teknologjike
Me telefon, laptop, televizor dhe shërbime të tjera, vëmendja jonë është 24/7 te këto mjete. Hulumtimet tregojnë se kjo mbingarkesë në mjete teknologjike është e dëmshme për trurin tuaj dhe çon në simptoma depresioni. Përpiquni të kufizoni kohën në ekran, sugjeron abcnews.al.
Kalimi i kohës me njerëz negativ
Komentet kritike, negative nga miqtë tuaj, shefi juaj apo nga një njeri tjetër i rëndësishëm mund të na bëjnë më shumë sesa vetëm të na fusnin në një shok të përkohshëm. Rrethimi i vetes me njerëz negativë, rrit rrezikun e ndjenjës së depresionit. Shmangini këta njerëz dhe krijoni marrëdhënie me persona që përcjellin energji pozitive.
Nuk po merrni shumë kohë të gjelbër
Jetesa në qytet mund të sjellë një sërë përfitimesh për ju, por kalimi i një kohe shumë të gjatë në zona urbane mund të ndikojë negativisht në humorin tuaj. Jetesa në një qytet të madh lidhet me nivele të larta të stresit dhe sëmundjeve mendore, veçanërisht depresionit. Abcnews.al ju sugjeron të bëni udhëtime të shpeshta në zona rurale dhe të kaloni më shumë kohë në parqe.
Flini vonë
Ju mbase e keni dëgjuar shprehjen, “fjetja herët dhe zgjimi herët janë çelësi për të qenë i shëndetshëm, i pasur dhe i mençur”. Epo siç rezulton, kjo është e vërtetë. Qëndrimi natën vonë, është një sjellje e keqe që lidhet me depresionin.
Jeta sedentare
Koha e tepërt e kaluar duke parë televizor apo duke përdorur celularin tuaj, ka ndikim në shëndetin mendor. Njerëzit që të jenë të shëndetshëm, duhet të ushtrohen dhe të kenë një një jetë aktive. Kjo ju ndihmon të ngrini moralin, dhe të ulni shanset për t’u ndjerë në depresion./Përshtati nga The Healthy,e.b-abcnews.al