Kanë kaluar 7 vjet që nga nisja e punimeve, por Bypass-i e Fierit është ende i papërfunduar. Punimet janë në fazën e hedhjes së shtresave të asfaltit dhe vendosjes së sinjalistikës ndërsa është premtuar hapja e autostradës për automjetet në fund të qershorit
Rruga e re 22 km e gjatë, është e bllokuar në pikat hyrëse të Mbrostarit dhe Levanit por në fshatrat përgjatë saj ka segmente të hapura që frekuentohen nga banorët.
E pasistemuar dhe në punime e sipër, pa asnjë sinjalistikë, autostrada përbën rrezik të lartë për aksidente. Megjithatë, banorët preferojnë të kalojnë këtu duke shmangur rrugët me gropa të fshatrave
“E rrezikshme wshtw, por do e rregullojnë. Unw dola pwr tw mbushur ujw, ruaj veten”, thotë njw banor.
Bypass-i i Fierit kaloi nëpër një maratonë të gjatë bllokimesh të punimeve duke e shndërruar në një nga investimet me kosto më të lartë të viteve të fundit.
4 vjet më parë kompania italiane Serrenisima që fitoi tënderin në vitin 2013, braktisi punimet duke lënë pa paguar qindra punonjës dhe nënkontraktorë. Përpjekjet për të rinisur punimet dështuan disa herë duke bërë që të kërkohej rifinancim i projektit.
Një vit më parë u hap njëra korsi e rrugës por pas disa muajsh u mbyll sërish për të lejuar përfundimin e korsisë së dytë. Vlera e përgjithshme e projektit shkoi në 76 milon euro. /abcnews.al