7-vjeçari që donte protezë nis të ecë pas operacionit të 15-të, nëna nuk përmban emocionet

schedule08:40 - 4 Maj, 2021

schedule 08:40 - 4 Maj, 2021

Ronaldo Toluli është vogëlushi nga Fushë-Kruja që ka kryer plot 15 operacione, 14 prej tyre në Turqi dhe më të fundit në Spitalin Amerikan 2, pasi nuk kishte njërën këmbë.

Operacioni i 15 i vogëlushit 7-vjeçar u realizua më 9 tetor të 2020 dhe tashmë ai mund të ecë normalisht.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, nëna e tij Rudina dhe Ronaldo kanë falenderuar gazetarin Osman Stafa që prezantoi rastin dhe producentin Turjan Hysko që pagoi protezën.

Ndër të tjera, ajo tha se ky moment ishte shumë emocionues në familjen e tyre, madje gjyshit të djalit i kishte rënë të fikët kur e kishte parë të ecë.

“Jam shumë e lumtur për djalin tim që u çua në këmbë. Ka bërë 14 ndërhyrje dhe nuk ja doli dot. Me të 15 ia doli. Tani ecën normal, nuk ka nevojë më për paterica.

Tani shkon vetë në shkollë dhe vjen. Del me shokët dhe luan. Duhet vetëm që tani të eci me hapat e ngadaltë. E falenderoj shumë Osman stafën që prezantoj historinë dhe Turin, i cili bëri pagesën e patericës. Ndërsa biçikletën ia ka bërë dhuratë Osmani, ditën kur doli nga spitali. Babit tim gati sa nuk i ra të fikët kur eci djali se nuk e besonte”, u shpreh nëna e vogëlushit.

Ndërsa vetë Ronaldo tregoi se tani mund të ecë pa problem, madje mund të luajë edhe futboll me shokët.

“Hera e parë që eca pa ndihmën e askujt ishte shumë mirë. Isha trim kur më tha doktori që do eci pa patericë. Tani luaj edhe futboll, po gjuaj me këmbën e majtë”, tha ai.